shqip | english...
  corner
   
 

ÇALIK HOLDING


Çalik Holding e vendosur me zyrat qendrore në Stamboll, është përqendruar nw sektorë të mëdhenj  biznesi si ndërtim, energji, tekstil, financë, telekomunikacion dhe media, dhe  mundëson produkte dhe shërbime të shumëllojshme të rangut botëror për konsumatorët, bizneset lokale dhe ndërkombëtare dhe përdoruesit privatë.

Çalik Holding mban të punësuar rreth 19,855 punonjës nëpërmjet sipërmarrjeve të saj të biznesit në vende të ndryshme. Kjo korporatë duke i kushtuar një vëmendje të lartë vetëdijes mjedisore, respektit ndaj vlerave sociale, dhe ndjeshmërisë së fuqishme përgjegjësisë sociale, është përqendruar në krijimin e vlerave të shtuara nëpërmjet të gjithë aktorëve të saj bazuar në një model rritjeje të shpejtë dhe efektive, duke pasur si parim përhapjen në fushat e saj ku operon në sektorët dhe zonat e ndryshme gjeografike.

Çalik Holding mban në perspektivë punonjësit e saj dhe vlerat. Përgjegjësia primare e këtij Grupi është që të krijojë vlera për aktorët e saj ndërkombëtarë duke vepruar në përputhje me vizionin dhe misionin e saj dhe duke përbërë një model të mirë dhe duke qenë një njësi  korporatë me reputacion në sjellje dhe vlera.

Arritjet, motivi, ndershmëria, transparenca, përmbushja e kërkesave të konsumatorit, globalizimi dhe kontributi në shoqëri janë vlerat themelore dhe forcat shtytëse në strategjinë e Çalik Holding.


Energji:
Një strukturë që siguron rritje të qëndrueshme

Që nga themelimi i saj nën emrin e Çalik Holding në vitin 1998, Çalik Enerji ka siguruar një rritje të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme, duke u bërë një “gur prove” ndër më të suksesshmit në vizionit e Çalik. Çalik Holding është një element aktiv ndërkombëtar i energjisë elektrike, naftës, gazit natyror dhe telekomunikacionit me veprimtaritë në Turqi dhe Turkmenistan po ashtu dhe në vende të tjera. Në fillim të ndërmarrjes së parë të saj të gazit natyror në zonën e Bursës në Turqi (Bursagaz), gjithashtu edhe kompania tjetër e shpërndarjes të gazit natyror në Kayseri (Kayserigaz) ka qenë mjaft e suksesshme. Çalik Holding ka marrë gjithashtu përsipër projektin e tubacionit të naftës bruto Samsun-Ceyhan Adana (Turqi) dhe Projektin e Rafinerisë Ceyhan (Turqi). Për shumë vite në vijim Grupi do të ketë prezencën kryesore në sektorin e energjisë.
http://www.calikenerji.com/



Ndërtimi:

Me fuqinë e madhe të investimeve që nga e tashmja po ndërton të ardhmen...

Çalik Holding me veprimtari në sektorin e ndërtimit, merr përsipër projekte për prodhimin në fushën e tekstileve dhe sektorë të tjerë industriale, si ndërtimi i banesave, spitale, shkolla, qendra biznesi, objekte sociale, rrugët dhe autostrada; si dhe projekte për transformimin urban.

Grupi i Konstruksionit, i cili ka dhe rritjen më të shpejtë në bizneset e Çalik Holding, ka bërë emër me projektet e mëdha në industri, duke arritur të përmendet shpesh arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare për sukseset e arritura.

GAP Insaat fitoi tenderin e Transformimit urban të Tarlabasi dhe Balat (në Turqi), Projekte që ndërmerren për herë të parë në Turqi dhe në këtë mënyrë fitoi të drejtën e  kontraktorit të projekteve në fjalë.

Shtytja e krijuar nga suksesi më i shpejtë me projektet ndërkombëtare që e vendos kompaninë Çalik Holding në krye të fushës së ndërtimit. Ky Grup është aktualisht duke ndërmarrë projekte të mëdha jo vetëm në Turqi por edhe në Azinë Qendrore, Gadishullit Arabik dhe Afrikës. Suksesi i Gap Insaat mbi platformën e ndërkombëtare u konfirmua edhe një herë nga revista Engineering News Record në raportin e 225 kompanive kontraktore më të mira të botës për 2009-ën, ku kompania u rendit në vendin e 163 në listë.
http://www.gapinsaat.com


Tekstilet:
Një prodhues lider i veshjeve xhins në tregun botëror..

Çalik Holding vazhdon të jetë një lider në linjën e biznesit të tij origjinal, tekstileve. Duke qenë një ndër prodhuesit e preferuar ndërkombëtar për sa i përket veshjeve xhins me qendrat fabrikuese të integruara në Malatya (Turqi) dhe Turkmenisë, ky Grup është një lojtar-rival i denjë i  cili mund lehtësisht konkurron në nivele  botërore si për nga volumi po ashtu edhe për cilësinë që karakterizojnë produktet duke filluar që nga fija e  pambukut e deri tek veshjet e gatshme.
Kompanitë tekstile të Çalik Holding janë të afta për tu lançuar në tregun botëror. Emri i markës Çalik po rritet në mënyrë të njëtrajtshme jo vetëm në Turqi, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian, nga Rusia në Lindjen e Largët, nga Afrika Veriore në vendet e Ballkanit.
www.calikdenim.com


Shërbimet Financiare :
Risitë që solli Çalik në sektorin e bankar të investimit..

Çalik Holding gëzon një pozicion prestigjioz dhe udhëheqës në sektorin Bankar të investimit nëpërmjet Bankës “Aktif Bank” dhe rritja e këtij grupi në këtë linjë biznesi ka qenë e vazhdueshme. Në vitin 2006 Çalik Holding ndërmori iniciativën e parë financiare ndërkombëtare duke shtuar Bankën Kombëtare Tregtare, një nga bankat më prestigjioze të  Shqipërisë, duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Një degë e re e BKT u hap në Prishtinë në Nëntor të vitit 2007, që konsiderohet si investimi i parë i huaj i kësaj banke.
Çalik Holding synon rritje të mëtejshme të aktiviteteve të tij në biznesin e shërbimeve financiare, duke shtuar intensitetin e operimeve në sektorin bankar të investimeve.
http://www.aktifbank.com
http://www.bkt.com.al   


Telekomunikacioni:
Aktor i rëndësishëm zotërues dhe operues në infrastrukturën e vet..

Një tjetër biznes i Grupit Çalik është telekomunikacioni. Të gjitha projektet në fushën e telekomunikacionit kompania i ka ndërmarrë nëpërmjet emrit të kompanisë CETEL. Kompania ka ndjekur strategjinë e  shndërrimit të vetvetes në një aktor  të rëndësishëm  dhe operues në infrastrukturën e tyre në Turqi dhe në zonat e thella.
Primare në strategjinë e tyre ka qenë parimi i marrjes së kompanive që do privatizohen dhe që ofrojnë shërbime në vlerë të shtuar duke instaluar dhe vepruar nëpërmjet  infrastrukturës me akses me bazë të gjerë në zonat mesdhetare.
Në vitin 2005 mori pjesë në tenderin e privatizimit të Albtelekomit, operatorit të telefonisë fikse më të madh në Shqipëri dhe i mori aksionet në shtator të vitit 2007. Sot kompania zotëron gjithashtu në Shqipëri edhe operatorin me hyrjen mw tw shpejtw dhe tw suksesshme nw tregun shqiptar, Eagle Mobile.
Të dyja këto kompani kanë si synim të ofrojnë shërbime cilësore dhe me çmime sa më të leverdisshme për  913.000 abonentët e tyre.
http://www.albtelecom.al 
http://www.eaglemobile.al  


Media:
Grupi Kryesor i Medias në Turqi...

Çalik Holding hyri në tenderin për blerjen e Bashkimin komercial dhe ekonomik ATV-Sabah më 5 dhjetor 2007 dhe mori të gjitha të drejtat dhe aksionet për 1.1 miliard dollarë nën emrin “Turkuvaz” sh.a. më 22 Prill 2008. Tashmë “Turkuvaz Media Group” ka arritur të bëhet një nga grupet më të mëdha të medias në Turqi, duke zotëruar kanalet televizive ATV, ATV Avrupa, Sabah, Sabah Avrupa, Takvim, Günaydin, Yeni Asir, dhe gazetat Pas Fotomaç, AMS Auto Classic, Auto Katalog, Auto Motor & Sport, ‘Bebegim ve Biz’, Cosmo Girl, Cosmopolitan, Cosmopolitan Bride, Esquire, Forbes, Global Enerji, Harper's Bazaar, Home Art,  House Beautiful, Para, Sinema, Sofra, Transport, Samdan Plus, Yeni Aktüel, Motorrad Katalog, Oto Haber, Oto Haber Test Yilligi, Kumsal, dhe revista me Perspektiva Juridike dhe Turkuvaz Distribucion.

Turkuvaz Media Group, e bazuar në politikat e saj të transmetimit dhe strategjia “Përgjegjësi dhe Etikë”, po ecën me hapa të sigurt drejt qëllimeve të saj, e angazhuar për të ndërtuar dhe zgjeruar suksesin, e sipërmarrjeve të tij me në krye kanalin e rëndësishëm televiziv ATV dhe gazetën prestigjioze Sabah.
http://www.turkuvazyayin.com.tr


Për më shumë detaje vizitoni: www.calik.com
 

 

Copyright © 2009 Eagle Mobile. All rights reserved. Termat dhe Kushtet