shqip | english ...
  corner
   
 
 
 

Tashmë programi i suksesshëm tarifor Riniring vjen me dy plane të reja - Super Riniring 800 dhe Super Riniring 1000. Super Riniring, duke synuar që të jetë programi më i preferuar tarifor për të gjithë përdoruesit celularë në Shqipëri, është rimodeluar për nevojat e klientëve tanë. 

"Riniring" ka qenë mjaft i vlerësuar dhe i përzgjedhur nga të rinjtë shqiptarë, ndërsa tani është kthyer sërish me ofertat më tërheqëse.
Nuk është nevoja që abonentët Eagle të tregojnë kujdes me shpenzimet kur flasin me miqtë. Atyre u nevojitet vërtetë t’i telefonojnë të gjithë pa përjashtim, duke mos mbetur në pritje të telefonatave të miqve të tyre. Ata duan të shfrytëzojnë falas çdo funksion të mundshëm të telefonit të tyre si MMS, internet, Facebook, Gmail. Këto janë vetëm disa nga përfitimet që ne kemi përfshirë në Super Riniring”.

Super Riniring 800 dhe Super Riniring 1000 kanë vlefshmëri përkatësisht 15 dhe 30 ditë. Avantazhet që ofrojnë janë tarifat më të ulëta për thirrje brenda grupit brenda rrjetit, dhe drejt operatorëve fiks; Çmime më të ulëta për SMS brenda grupit; lundrim falas nga celulari në Facebook dhe marrja e postës elektronike në internet. Gjithashtu çmimet për MMS brenda grupit janë më të ulëta.

Super Riniring që ka një pagesë prej 800 Lekë, ofron për 15 ditë telefonata brenda Riniring 0.25 Lekë për minutë, SMS brenda grupit Riniring me 0.25 Lekë, telefonata drejt numrave të tjerë Eagle me 1 Lek për minutë. Ndërkohë që drejt operatoreve fiks (Albtelecom) me 5 Lekë për minutë dhe  MMS drejt numrave të tjerë Eagle me 1 Lek.

Super Riniring, me një pagesë mujore prej 1000 Lekë, mundëson për një muaj telefonata brenda Riniring me 0.5 Lekë për minutë; SMS brenda Riniring me 0.5 Lekë; telefonata drejt numrave të tjerë Eagle me 5 Lek për minutë; drejt operatorëve fiks (Albtelecom) me 5 Lekë për minutë; MMS drejt numrave të tjerë Eagle me 1 Lek për minutë. Ndërkohë që për të dy planet tarifore përdorimi i Facebook dhe postës elektronike në internet  është tërësisht falas.

Kliko ketu për më shumë informacion rreth këtij plani tarifor.

 

 

Copyright © 2009 Eagle Mobile. All rights reserved. Termat dhe Kushtet