- Mund të përfitoj lidhjen Eagle Speed me parapagesë të internetit edhe pa e blerë USB Modemin?
Jo, lidhja wireless e internetit si dhe elementët e tjerë përfitohen automatikisht vetëm me blerjen e paketës së plotë.
- Ka ndonjë kufizim në lundrimin e internetit për 3 muajt e parë?
Jo, nuk ka asnjë kufizim në lundrim.
- SMS falas janë të vlefshme vetëm drejt numrave Eagle?
Jo, ata janë falas kundrejt çdo destinacioni, duke përfshirë destinacionet kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Pas përdorimit të 30 SMS-ve falas, do mund të dërgoj prapë SMS?
Po, do të keni mundësinë të dërgoni SMS dhe pas përdorimit të 30 SMS-ve falas, por do të tarifoheni me tarifat standarde në varësi të destinacionit ku dërgohen këto SMS.
- Pas përfundimit të periudhës 3 mujore, a do të vazhdoj të lundroj në internet edhe pa kryer rimbushje?
Po, do të vazhdoni të lundroni në internet, por çmimi i tarifimit do të jetë çmimi standard 0.250 Lekë/10 kB.