Eagle Mobile është operatori më i ri i telefonisë celulare që është futur në tregun shqiptar të telekomunikacionit. Me nënshkrimin e kontratës së privatizimit midis qeverisë shqiptare dhe konsorciumit turk të përbërë nga Grupi Çalik dhe Telekomi Turk, konsumatori shqiptar do të përfitoje cilësi te larta shërbimi të besueshëm, teknologjinë më të fundit dhe oferta fantastike!
Për më gjerë vizitoni: www.calik.com
INFRASTRUKTUKA TEKNIKE
Nga tenderi i zhvilluar per ndertimin e gjithe infrastruktures teknike te Eagle Mobile, fitues doli kompania Huawei Technologies dhe ne date 11 dhjetor u firmos kontrata e bashkepunimit per implementimin e kesaj infrastrukture. Kompania Huawei me ane te kesaj marreveshje do te beje te mundur qe Eagle Mobile te kete infrastrukturen teknike te nevojshme per sistemin 3G. Sipas kesaj marreveshjeje Eagle Mobile do te filloje me sherbimet e tij duke filluar nga muaji mars 2008. Vlera e ketij investimi eshte 26 milion euro.
Ne ceremonine e firmosjes se kesaj kontrate e cila u organizua ne ambjentet e zyrave qendrore te Calik Holding ne Stamboll moren pjese presidenti i keshillit drejtues te Calik Holding Ahmet Calik, Drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile Ali Taskin, Zv. Presidenti i kompanise Hawei Technologies Tian Feng si dhe presidenti i Huawei-t per Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut Qibing Tang.
Ndersa Drejtori i Pergjithshem i Eagle Mobile ne fjalimin e tij theksoi se ndihet shume i lumtur qe nepermjet kesaj marreveshjeje me nje nga kompanite me te medha ne bote persa i perket ketij sektori, do te behet e mundur ofrimi i teknologjise me te fundit dhe sherbimeve cilesore. Dhe cfare eshte me e rendesishme kjo teknologji do te jete gati per sistemin 3G.
Eagle Mobile me privatizimin e Albtelekom-it i kaloi shoqerise se telekomunikacionit CETEL, e cila eshte pjese e grupit Calik Holding. 76% te aksioneve i zoteron kosiorsumi i perbere nga Grupi CALIK dhe Turk Telekom. 80% te aksioneve brenda konsiorsumit te quajtur me emrin e ri CT telekom zoterohen nga CETEL dhe 20 % nga Telekomi Turk.
Eagle Mobile nënshkroi në vijim një marrëveshje bashkëpunimi me Amdocs, kompaninë e dytë më të madhe në botë që përgatit sistemet e përllogaritjes dhe faturimit të thirrjeve telefonike. Kontrata u firmos në Barcelonë, Spanjë nga Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile Ali TASKIN dhe Zv./Presidenti i Amdocs Charles BORN gjatë Kongresit Botëror dhe Panairit të GSM (operatorëve celularë) që u zhvillua mes datave 11-14 Shkurt 2008.
Sipas marrëveshjes, Eagle Mobile sjell në Shqipëri sistemin më të fundit të teknologjisë celulare të faturimit të thirrjeve në celular, mesazheve të shkurtra (SMS) dhe internetit, dhe padyshim e bën sistemin më të sigurt dhe të besueshëm. Kjo do të ndikojë në transparencën e faturimit të trafikut telefonik që do të bëjnë përdoruesit e Eagle Mobile në të gjithë vendin.
"Shërbimet e Amdocs na japin mundësi të larmishme operacionale dhe shpejtësinë që dëshirojmë për të ndërtuar, ofruar dhe menaxhuar shërbime të reja, për të përmbushur në kohën reale detyrimet që kemi ndaj klientëve." thotë Ali Taskin, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile. "Paketa e Amdocs e ndihmon Eagle Mobile-in që të futë shërbime të reja, të veçanta dhe konkurruese, që kanë një tarifë të ulët totale për klientin" thotë Charles Born, zv/President i Kompanisë Amdocs.
Amdocs, një kompani gjigante amerikano me qendër në Misuri të SHBA, është e shtrirë që nga India, në Izrael, Turqi, Republikën Çeke, Irlandë, Brazil, SHBA etj. Ajo ka një personel prej 17 500 punonjësish. Kjo kompani, ka bashkëpunim në këtë fushë me kompani lider në tregun e telekomunikimit në botë si AT&T, T-Mobile, Sprint - Nextel, Sensis etj. (1).