shqip | english ...
  corner
   
 
 
 
 
Ndihme
Rreth Eagle Mobile
Mundësi punësimi
Roaming
 
 
 
Roaming Pyetje Roaming për klientet Eagle Si faturohen telefonatat? Kushtet Këshilla

Informacion për vizitorët

Vizitorë nga shtete dhe operatorë të ndryshëm mund të përdorin rrjetin Eagle Mobile, duke përfituar në këtë mënyrë nga shërbimet dhe tarifat e ulëta gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Ata mund të shijojnë udhëtimin në Shqipëri duke përdorur celularin e tyre sa herë që udhëtojnë, sepse Eagle Mobile mbulon 98% të territorit të Shqipërisë.

Ekipi i Eagle Mobile po punon shumë për të dhënë një cilësi të lartë të shërbimit dhe sinjalin më të mirë për të dyja frekuencat (900 dhe 1800 MHz), me qëllim që vizitorët të ndihen si në shtëpinë e tyre kur përdorin shërbimet tona. Gjithashtu, ne po përpiqemi të ofrojmë shërbime të tjera të VAS (Shërbime me Vlerë të Shtuar) për vizitorët, duke implementuar teknologji të reja.


Vizitorët mund të përdorin në shtrirjen e rrjetit të Eagle Mobile shërbime të ndryshme: - GSM, - GPRS, -CAMEL. Në varësi të shërbimeve të aktivizuara nga rrjeti juaj i origjinës në celularin tuaj, Eagle Mobile mund t’ju ofrojë shërbimet e mëposhtme:

Voice               Më mori malli për zërin tënd! Ju mund të flisni me miqtë, familjen tuaj dhe partnerët e biznesit jo vetëm me biseda të shkurtra, por jeni të lirë të shpjegoni gjithçka, sepse Eagle Mobile ofron çmimet më të ulëta për vizitorët. 

SMS                 Thuaje shkurt me një SMS! Informohuni me anë të shërbimit të njohur "Short Message Service".

MMS                Jo vetëm me fjalë! Ky shërbim i avancuar mesazhesh bën të mundur shkëmbimin e mesazheve multimedia të tilla si: tekste, foto, videoklipe, audioklipe, etj., me çdo celular tjetër të përshtatshëm.

GPRS               Kalo në kufirin EDGE! Me zhvillimin e kësaj gjenerate celulare, ju mund të merrni informacion të qartë dhe të saktë nga celulari juaj, duke transferuar të dhëna me anë të aksesit në internet. Argëtohuni gjatë qëndrimit në Shqipëri duke përdorur GPRS ose EDGE nën kapacitetin 384 Kbps.

Call Waiting     Prit një sekondë! Në qoftë se funksioni ‘telefonatë në pritje’ aktivizohet, ju do të njoftoheni për një thirrje tjetër në celularin tuaj me anë të një tingulli zanor. Telefonuesi në anën tjetër dëgjon sinjalin e zakonshëm të një thirrjeje.  

Call holding     Qëndro në linjë! Një telefonatë gjithashtu mund të vihet në “Pritje (on Hold)”.

 
Telefonatat e Emergjencës      
Kurdo ju nevojitet ndihmë, mund të kontaktoni:
Policia                                      129
Ambulanca                                127
Zjarrfikësja                               128
Emergjenca                               112


 

Copyright © 2009 Eagle Mobile. All rights reserved. Termat dhe Kushtet