1. Si mund ta aktivizoj shërbimin e internetit në celularin tim?
Interneti do të aktivizohet automatikisht në celularin tuaj pa qenë nevoja e një kërkese nga abonenti në dyqanet e Eagle Mobile.
2. Çfarë teknologjie ofron Eagle Mobile për shërbimin e Internetit?
Eagle Mobile ofron gjithashtu teknologjinë EDGE që është 3 herë më e shpejtë se GPRS-i. Nëse do të përdorni EDGE ju mund të shkarkoni një këngë 1MB vetëm për 30 sekonda. Pothuaj gjithë territori i Shqipërisë është i mbuluar me EDGE.
3. A duhet të paguaj pajtim mujor për ta pasur këtë shërbim?
Çdo përdorues interneti do të tarifohet 0.30 Lekë/10 KB (me TVSH), që është dhe intervali i tarifimit. Për këtë shërbim nuk aplikohet asnjë pajtim mujor.
4. Si mund ta konfiguroj telefonin tim?
Këshillat për konfigurimin e tefefonave celularë mund të gjenden këtu, ose duke telefonuar kujdesin e klientit në 139. Konfigurimi mund të bëhet automatikisht duke dërguar një SMS me tekstin “Internet (hapësirë) modeli i telefonit", p.sh.: “Internet N70” në numrin 1515.
5. A eshtë i vlefshëm shërbimi për të gjithë abonentët Eagle?
Po, shërbimi është i vlefshëm për të gjithë abonentët Eagle me parapagesë dhe kontratë.
6. A mund ta lidh internetin nga celulari im me kompjuterin ose laptopin?
Mund ta lidhni internetin nga celulari juaj me kompjuterin ose laptopin, por më parë duhet të konsultoni manualin e përdoruesit të celularit ose faqen e internetit të prodhuesit të celularit tuaj.
7. Nëse jam duke përdorur paketën ekzistuese të internetit prej 1 GB, a do të paguaj edhe tarifat per internetin e shpejtë?
Abonentët me kontratë që janë duke përdorur paketën e internetit prej 1 GB, janë të përfshirë në një listë e cila do të parandalojë që këta abonentë të mos tarifohen dyfish. Në momentin që abonimi i tyre do të përfundojë, ata do të përfitojnë tarifat e reja të internetit.
8. A mund ta përdor internetin nga çdo lloj telefoni?
Për momentin, vetëm GPRS & EDGE suportohen nga çdo lloj aparati.
9. A mund të shoh të gjitha faqet e internetit në celularin tim ashtu siç shfaqen në kompjuter ose laptop?
Varet nga program i internetit, nëse është i përshtatshëm për celularin tuaj, të gjitha faqet mund të shfaqen në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ato kanë edhe versionin WAP të përshtatshëm për celularin, që mundëson të gjitha këto faqe të shafaqen në mënyrën më të mirë të mundshme.
10. Për çfarë më shërben Interneti në celularin tim?
Interneti në telefonin tuaj ju jep mundësinë të futeni në të gjitha faqet e internetit. Mund të dërgoni dhe merrni email nëpërmjet programeve të ndryshme, të lundroni në internet, të lidheni me Facebook, MSN, etj.