Eagle Mobile vazhdon të sjellë risi, produkte dhe shërbime krejt të veçanta për konsumatorët shqiptarë, duke pasuruar tregun shqiptar të telekomunikacionit. Kompania më rinore e telefonisë celulare në Shqipëri, sjell për abonentët një mundësi të re, një praktikë të suksesshme në shumë vende të botës.
Për të lehtësuar komunikimin midis familjarëve dhe miqve kudo nëpër Shqipëri dhe jashtë saj, Eagle Mobile nxjerr në treg programin më të ri “FIKS CEL”. Ky program ka si qëllim tarifa të përballueshme nga të gjithë dhe thjeshtimin e përdorimit të telefonisë.
Abonentët mund të komunikojnë nëpërmjet Eagle edhe nga telefonat fiks që kompania ka hedhur në treg. Këta telefona funksionojnë me kartën SIM të Eagle Mobile dhe janë shumë praktikë e të thjeshtë në përdorim. Aparati telefonik rezistent, pjesë e ofertës, është shumë komod dhe lehtëson përdorimin e telefonisë nga të gjithë.
Me anë të shërbimit FIKS CEL mund të bëhen thirrje telefonike dhe të dërgohen mesazhe të shkurtra SMS, ndërsa telefonat kanë edhe një sekretari elektronike për regjistrimin e mesazheve zanore. Duke pasur parasysh kërkesën e lartë në zonat rurale për telefonat fiks, Eagle ofron kështu një mundësi shumë ekonomike dhe të thjeshtë në përdorim.
Telefonat funksionojnë pa kabëll (me anë të valëve të Eagle Mobile) dhe kanë një çmim blerjeje shumë të arsyeshëm. Abonentët mund të përzgjedhin numra me parapagesë dhe nuk do të kenë tarifa fikse mujore. Çmimet e telefonatave dhe SMS-ve do të jenë shumë të arsyeshme, ndërkohë që gjatë gjithë verës ata mund të telefonojnë çdo numër në botë me 45 lekë për minutë.