1. Mund të përfitojne nga kjo ofertë abonentët e rinj të Eagle?
Po. Kjo ofertë është e vlefshme për të gjithë abonentet individual (të rinj dhe ekzistues)
2. Sa herë mund të regjistrohet abonenti në këtë ofertë?
Vetëm 1 herë deri në mbarimin e ofertës.
3. A mund të përfitojë abonenti bonus nga thirrjet hyrëse të operatorëve ndërkombëtarë?
Po, një abonent mund të përfitoje Bonus nga thirrje hyrëse të çdo operatori tjetër jashtë rrjetit tonë.
4. Nëse marr një thirrje të shkurtër, a përfitohet bonus?
Po, totali i minutave të muajit do të jetë shuma që ju do të merrni Bonus.
5. Nëse marr 3000 minuta thirrje hyrëse, do marr 3000 Leke Bonus?
Jo, maksimumi i bonusit që mund të përfitoni në një muaj do jetë 1000 Lekë (pa TVSH).
6. A ka afat për të shpenzuar bonusin?
Jo, bonusi do jetë i vlefshëm deri në fund të ofertës dhe nuk zgjat vlefshmërinë e abonimit.
7. Për çfarë është i vlefshëm bonusi?
Bonusi është i vlefshëm për t’u përdorur për të gjitha shërbimet e Eagle.
8. Nëse jam abonent me kontratë individuale, si do t’a marr bonusin?
Nëse je abonent me kontratë, bonusi do te jepet si ulje në faturën pasardhëse.
Maksimumi i bonusit që do mund të marrë një abonent do të jetë 1000 Lekë. Nëse abonenti ka nje faturë më të ulët se bonusi, atëherë bonusi do të jetë sa është fatura totale.
9. Nëse abonenti është inaktiv, a do të mund të regjistrohet dhe të përfitojë bonus?
Jo, abonenti nuk mund të regjistrohet në ofertë apo të përfitojë bonus.
Nëse është abonent me parapagesë duhet të kryejë rimbushje, ndërsa nëse është abonent me kontratë duhet të kontrollojë në ka çështje me mospagimin e faturave dhe të kryejë pagesat përkatëse.