Tarifat e mësipërme nuk përfshijnë 20% TVSH.
Vetëm vlerat e rimbushjeve përfshijnë TVSH.
Për telefonata kombëtare koha fillestare e faturuar është 30 sekonda, pas kësaj kohe do të aplikohet faturimi për 10 sekonda
Për telefonata ndërkombëtare koha fillestare e faturuar është 30 sekonda, pas kësaj kohë do të aplikohet faturimi për sekondë.
Nëse abonenti nuk do të rimbushë 800 Lekë apo 1000 Lekë gjatë kohës që është Super Riniring, ai/ajo do të kalohet pasi të mbarojë afati i Super Riniring në programin standard me parapagesë.
Abonentët do të marrin edhe njoftim me SMS 3 ditë para mbarimit të afatit, kjo do t’i nxisë të rimbushin në mënyrë të vazhdojnë të përfitojnë tarifat fantastike.
Nëse abonenti do të rimbushë karta të ndryshme nga 800 Lekë apo 1000 Lekë apo rimbushje elektronike nga 800 – 1999 Lekë, ai nuk do të bëhet Super Riniring.
Abonentët ekzistues Riniring
Abonentët ekzistues Riniring do të vazhdojnë të përfitojnë nga tarifat e mëparshme të Riniring sipas vlefshmërisë së tyre, deri në momentin që do të kryejnë një rimbushje të re prej 800 Lekësh apo 1000 Lekësh pas datës 2 maj 2010, gjë që do t’i kalojë në Super Riniring.
Mbarimi afatit të Super Riniring
Mbarimi i afatit të Riniring do të ndodhë në orët e para të mëngjesit të çdo dite. Abonenti do të informohet duke filluar nga ora 17:00 e një dite para mbarimit të afatit të Super Riniring, duke e këshilluar të rimbushë që të vazhdojë të përfitojë tarifa fantastike.
Kontrolli i vlefshmërisë së ditëve të mbetura
Ky është një element i ri. Abonenti mund të kontrollojë ditët e mbetura nga afati i vlefshmërisë së Super Riniring dhe MB e internetit duke dërguar me SMS fjalën kyç “Balanca” drejt kodit 55552 ose nëpërmjet menusë Eagle Star *100# tek Të dhëna personale / Riniring.
Kontrolli i numrit të personit të telefonuar
Abonentët do të kenë mundësinë të kontrollojnë me anë të SMS nëse numri Eagle që duan të telefonojnë është pjesë e grupit Riniring (ose Riniring i vjetër, ose Super Riniring). Kodi ku duhet dërguar SMS është 55552, formati që duhet dërguar numri është si vijon: 067xxxxxxx (p.sh., 0671234567). Tarifa e SMS për të kontrolluar numrin tjetër është 16 Lekë me TVSH dhe do të aplikohet vetëm për informacionin e saktë të mundësuar tek abonenti.
Gjithashtu, kontrolli i numrit tjetër do të mundësohet dhe në menunë Eagle Star *100# Të dhëna personale / Riniring / Numri i tjetrit.
Çregjistrimi nga Riniring
Nuk do të ketë më çregjistrim nga Riniring. Abonentët do të presin datën e mbarimit të afatit të tarifës Riniring.
Vlefshmëria e internetit
Interneti falas ofrohet si një paketë me vëllim 120 Megabyte gjatë vlefshmërisë së Riniring. Pas përfundimit të 120 megabyte, do të aplikohen tarifat standarde të lundrimit në internet.
Abonenti që do të përfitojë volumin e internetit, do të aktivizohet automatikisht nga çdo lloj tjetër oferte interneti.
Vlefshmeria e volumit të internetit do të jetë e njëjtë me vlefshmërinë më të vonshme të Riniring.
Pas çdo rimbushjeje të re 800 Lekë apo 1000 Lekë, sasia e internetit do të rivendoset në 120 MB. Vlefshmëria do të shtyhet sërish sa vlefshmëria më e gjatë e rimbushjes së kryer.
Ofertat e tjera
Super Riniring do të ketë të njëjtat shërbime dhe tarifa për shërbimet e tjera si tarifa standard me parapagesë.
Super Riniring mund të regjistrohet tek të gjitha ofertat e planeve individuale me parapagesë.