Të gjitha tarifat e mësipërme, përveç pagesave fillestare të abonimit, nuk përfshijnë TVSH;
Për çdo abonent do të aplikohet limiti në lidhje me shpenzimet e tij mujore. Ky limit do të jetë 500 Lekë më tepër se vlera e garancive të paguara.
Abonentët do të paguajnë 1 Lek për çdo thirrje të suksesshme kombëtare të kryer ose të filluar brenda minutave falas. Për telefonatat kombëtare, koha fillestare e faturuar është 30 sekonda, pas kësaj kohe do të aplikohet faturimi për 10 sekonda;
Për telefonatat ndërkombëtare, koha fillestare e faturuar është 30 sekonda, pas kësaj kohe do të aplikohet faturimi për sekondë;
Minutat dhe SMS-të falas nuk do të transferohen në muajt pasardhës;