Sekretaria telefonike është e vlefshme në rastet kur abonenti mund të ketë fikur telefonin. Cilido që mund të telefonojë, do të ketë mundësinë të regjistrojë një ZMS (mesazh zanor), që do të dëgjohet kur abonenti të ndezë telefonin.
Sekretaria telefonike është e aktivizuar automatikisht për të gjithë abonentët Eagle në rastin kur abonenti nuk është i arritshëm, por nëse ata duan ta aktivizojnë këtë shërbim edhe në rastet e tjera, mund të vendosin numrin që i transferon te ky shërbim, i cili është: 0672004322 nga telefoni i tyre ose të formojnë direkt kodin **62*0672004322# OK.
Për të çaktivizuar Sekretarine telefonike dhe riaktivizuar MSN ( thirrjet e humbura), abonenti duhet të vendosi manualisht numrin që i transferon te ky shërbim 067 2004321 ose të formojnë kodin **62*0672004321# OK.
Ata mund te telefonojnë gjithashtu Shërbimin me klientin 139 për më tepër informacion.
Telefonuesi mund të lërë një mesazh zanor mbasi dëgjon 7 herë sinjalin standard të rrjetit.