1. Çfarë është EagleZone TV?
Me EagleZone TV, abonentët e Eagle Mobile mund të shohin 10 stacione të ndryshme televizive (të përgjithshme, sport, muzikë, lajme), shqiptare dhe ndërkombëtare.
Në seksionin e videove, abonentët e EagleZone TV mund të shohin video të ndryshme pa patur nevojën e shkarkimit të tyre në celular.
2. Kush mund ta përdorë EagleZone TV?
EagleZone TV mund të përdoret nga të gjithë abonentët e Eagle Mobile, si ata me kontratë, ashtu edhe nga ata me parapagesë.
3. Si mund të abonohem në EagleZone TV?
Për t’u abonuar në EagleZone TV:
- Dërgo ABONOHU EZTV në 1511.
- Do të merrni një mesazh në celularin tuaj. Klikoni në link-un në mesazh. Për të hapur faqen, duhet të keni konfiguruar telefonin tuaj për të përdorur internetin ose EagleZone WAP.
- Në faqen që do t’ju hapet, mund të shikoni modelin e telefonit tuaj; n.q.s. telefoni juaj është i përshtshëm me EagleZone TV ose nëse nuk është i përshtashëm, mund të shihni një listë të telefonave që janë të përshtatshëm me EagleZone TV.
- N.q.s. telefoni juaj është i përshtatshëm me EagleZone TV, mund të vazhdoni procesin e abonimit.
- Kur të klikojnë mbi link-un e abonimit, abonentët me kontratë do të tarifohen 450 Lekë në muaj, ndërsa abonentët me parapagesë 30 Lekë në ditë; konfigurimet e EagleZone TV, si dhe adresa e EagleZone TV, do t'ju dërgohen me SMS në telefon.
- Kodi për të hapur konfigurimet e EagleZone TV është 1234.
- Mos harroni tё ruani faqen e EagleZone TV nё “Bookmarks” ose “Preferiti”.
- Pasi tё keni konfiguruar telefonin, mund të keni nevojë edhe për konfigurimin e programit të Videos (p.sh. telefonat Nokia), nё mёnyrё qё tё pёrdorni profilin EagleZone TV (konsultoni manualin e pёrdoruesit tё telefonit tuaj).
Pёr telefonat Nokia:
-Kёrkoni programin “RealPlayer”
-Nё “RealPlayer” zgjidhni “Options” dhe pastaj “Settings”
-Nё menunё “Settings” zgjidhni “Connection” ose “Streaming” (ёshtё i ndryshёm pёr telefona tё ndryshёm).
-Zgjidhni “Network” dhe më pas “Default access point”, pastaj zgjidhni “EagleZone TV”.
-Pёr tё parё EagleZone TV, zgjidhni profilin EagleZone TV.
-Shkoni nё faqen 192.168.120.133 (ju kёshillojmё ta ruani kёtё faqe nё “Bookmarks”).
-Shikim tё kёndshёm!
Për të anulluar abonimin nga EagleZone TV, dërgoni:
ANULLO EZTV në numrin 1511
4. Sa kushton EagleZone TV?
Abonimi në shërbimin EagleZone TV kushton:
450 Lekë/muaj për abonentët me kontratë
30 Lekë/ditë për abonentët me parapagesë
5. Si mund ta konfiguroj EagleZone TV në telefonin tim?
Për të konfiguruar EagleZone TV, ju duhet të:
- Dërgoni një SMS në numrin 1515 me tekstin:
TV 6300 (P.sh.: TV (hapësirë) modeli i telefonit tuaj 6300, pra shkruaj vetёm modelin e telefonit, jo tipin e tij: tv nokia 6300).
- Merrni Kujdesin e klientit në numrin 139 për t’ju dërguar konfigurimet e EagleZone TV.
- Mund të gjeni udhëzime mbi konfigurimin e EagleZone TV, si dhe për shërbime të tjera këtu.
6. Cilët stacione mund të shoh në EagleZone TV?
Stacionet televizive do të përditësohen periodikisht. Në momentin e fillimit të shërbimit të EagleZone TV, mund të shihni këto stacione:
• Klan TV
• Vizion+
• TVSH
• NEWS 24
• My Music
• CNN
• Fashion TV
• Euro Sport
• Top Channel
Gjithashtu, mund të shihni edhe video të ndryshme në faqen e EagleZone TV, pa qenë nevoja t’i shkarkoni në telefon. Në momentin e fillimit të shërbimit të EagleZone TV, mund të shihni këto video (të cilat mund të shkarkohen edhe nga Portali i EagleZone www.eaglezone.al dhe wap.eaglezone.al):
• The Time Traveler's Wife
• New Moon
• Couples Retreat
• Legend of Zelda
• The last Airbender