Shërbimi ZMS është i aktivizuar automatikisht për të gjithë abonentët Eagle. Për të dërguar një mesazh, përdoruesi formon * të ndjekur nga numri i telefonit 067 XX XXXXX. Pas kësaj, abonenti mund të lërë mesazhin e dëshiruar. Koha maksimale e regjistrimit të një mesazhi është 30 sekonda.
Abonentët Eagle mund të lënë ZMS kundrejt të gjithë operatorëve. Abonentët Vodafone & AMC vetëm mund të marrin dhe të dëgjojnë ZMS.
Opsione të tjera të vlefshme gjatë krijimit të një ZMS-je:
- Përdoruesi mund ta ridëgjojë ZMS duke shtypur 2
- Të fshijë dhe regjistrojë përsëri mesazhin duke shtypur 3
- Të planifikojë dërgimin e mesazhit në një kohë të ardhme duke shtypur 4
- Të fshijë ZMS-në e regjistruar duke shtypur *
Opsionet pas dëgjimit të mesazhit:
- Përdoruesi mund t'i përgjigjet mesazhit duke shtypur 1
- Mund ta dëgjojë përsëri duke shtypur 2
- Të fshijë ZMS-në duke shtypur 3
- Ta transferojë duke shtypur 4
- Ta ruajë ZMS duke shtypur 5
- Të largohet nga menuja duke shtypur #
- Të ndryshojë gjuhën duke shtypur ***1.
Ka dy mënyra për të dëgjuar mesazhin:
- Mesazhi njoftues informon abonentin dhe jep udhëzimet se si të dëgjohet një ZMS nëpërmjet një numri të gjatë të vendosur në mesazh.
- Abonenti mund të formojë *0* për të marrë mesazhet e reja;
- Ose të formojë *1* për të dëgjuar mesazhet e vjetra.
- Mesazhi konfirmues që abonenti A merr (ZMS e dërguar kundrejt 067XX XXXXX është dëgjuar), tani është opsional. Ai mund të aktivizohet ose çaktivizohet nga abonentët duke formuar një numër të shkurtër. Për të mundësuar aktivizimin e mesazhit konfirmues, formoni ***3, ndërsa për ta çaktivizuar, formoni ***4.
Për të çaktivizuar Sekretarine telefonike dhe riaktivizuar MSN ( thirrjet e humbura), abonenti duhet të vendosi manualisht numrin që i transferon te ky shërbim 067 2004321 ose të formojnë kodin **62*0672004321# OK.