shqip | english ...
  corner
   
 
Skip Navigation Links.
 
 
Shërbimi 007

Me shërbimin më të ri “Shërbimi 007” të gjithë abonentët Eagle me kontratë dhe parapagesë kanë mundësinë të mos lejojnë thirrjet hyrëse për numrin e tyre, sa herë duan të mos përgjigjen.

Çdo abonent mund të aktivizojë shërbimin duke formuar kodin **21*55007# dhe butonin e thirrjes për një periudhë të përcaktuar nga vetë ata.
Telefonuesi (personi A) do të dëgjojë njoftimin falas që personi i telefonuar (personi B) është i paarritshëm. Abonenti që telefonohet do të njoftohet në kohë reale, me anë të një SMS-je njoftues në lidhje me numrin e telefonuesit, kohën dhe datën kur është kryer telefonata.

Për të çaktivizuar shërbimin në çdo kohë, abonenti mund të formojë kodin e thjeshtë #21# OK.
Përdoruesi i shërbimit mund të kryejë thirrje dalëse ndërkohë që ka të aktivizuar “Shërbimi 007”
Abonenti i telefonuar duhet të jetë vetëm numër Eagle, ndërsa personi që telefonon çfarëdolloj numri.

“Shërbimi 007” ofrohet falas për të gjithë abonentët Eagle Mobile.



 

Copyright © 2009 Eagle Mobile. All rights reserved. Termat dhe Kushtet