shqip | english ...
  corner
   
 

`Rregullat dhe kushtet e përdorimit të portalit www.eaglemobile.al

Eagle Mobile sh.a., me adresë zyrtare të regjistruar: Tiranë, Rr. Murat Toptani, Qendra e Biznesit Eurocol, e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Tiranë, me vendim gjykate numër: 304036 datë 24.10.2003,  me Numër Identifikimi të Personit të Tatueshëm: K41406043S, publikon rregullat dhe kushtet e përdorimit të portalit www.eaglemobile.al (në vijim referuar si ‘EM’ dhe ‘Rregullat’).


Ju lutemi, lexojini me kujdes këto Rregulla dhe Kushte. Këto janë Rregullat dhe Kushtet e përgjithshme që rregullojnë të drejtën e hyrjes dhe përdorimit të këtij website-i ("Site"). Nëse nuk jeni dakort me to, nuk duhet të vijoni më tej përdorimin e Site-it. Duke vazhduar përdorimin e Site-it dhe/ose të ndonjërit prej shërbimeve të shfaqura në Site, ju pranoni të zbatoni këto Rregulla dhe Kushte.


1. Përdorimi i përmbajtjes


1.1 Shërbimet që ne ju ofrojmë përmes Site-it konsistojnë në Përmbajtjen dhe funksionet e Site-it apo që ju ofrohen si rezultat i përdorimit të Site-it ("Shërbimet").
1.2 Ju jeni në dijeni dhe pranoni që ju lejohet të përdorni Site-in dhe Shërbimet vetëm në mënyrën e përcaktuar shprehimisht në këto Rregulla dhe Kushte ose në Site.
1.3 Ju pranoni se Site-i dhe Shërbimet janë për përdorimin tuaj personal vetëm në një kompjuter apo pajisje tjetër.


Për qëllimin e këtyre Rregullave, ‘Site’ do të thotë faqet e internetit që mund të përdoren përmes adresës www.eaglemobile.al (në vijim referuar si ‘Portal’).
Zotërues dhe operator i faqeve të internetit në www.eaglemobile.al që përbëjnë Portalin është EM që ka të drejtën të ushtrojë të drejtat e pronësisë në lidhje me ato faqe interneti (në vijim referuar si ‘Operator’). Operatori mban të gjitha të drejtat e pronësisë për përmbajtjen e vendosur nga Operatori në faqet e Portalit, përfshi tekstin, përmbajtjen pamore, skicat teknike, grafikët dhe të gjithë përmbajtjen grafike në këto faqe, dhe për zgjedhjen dhe mënyrën e strukturimit të materialeve që përmbajnë faqet e Portalit.
Të drejtat dhe detyrimet e Operatorit dhe përdoruesve në përdorimin e Portalit administrohen nga këto Rregulla. Këto Rregulla zbatohen për të gjithë personat që vizitojnë Portalin (në vijim referuar si ‘Përdorues’). Përdoruesit shprehin pranimin e tyre për këto Rregulla duke u futur në cilëndo nga faqet e internetit të Operatorit, të cilat mund të arrihen përmes këtij Portali dhe duke përdorur informacionin e shfaqur në faqet e internetit që mund të arrihen përmes Portalit. Për përdorimin e shërbimeve të ofruara nga Operatori përmes Portalit, përveç këtyre Rregullave, do të zbatohen gjithashtu edhe Rregullat dhe Kushtet e Përgjithshme të Eagle Mobile sh.a dhe rregulla dhe kushte të tjera që mund të ekzistojnë për një shërbim të veçantë. Referimet për Rregullat dhe Kushtet e veçanta, nëse ato ekzistojnë për një shërbim të caktuar, përfshihen në masat e shërbimit të veçantë.
Publikimi i të dhënave apo informacionit në faqet e internetit në www.eaglemobile.al, me përjashtim të këtyre Rregullave, nuk përbëjnë transaksion ligjor që çon në lindjen e një marrëdhënieje ligjore ndërmjet Operatorit dhe Përdoruesve, përveç rastit kur shprehet ndryshe në mënyrë specifike për raste të veçanta.


2. Informacioni i plotë dhe përditësimi i informacionit


Operatori do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që informacioni në këtë Portal të jetë i përditësuar; si rrjedhim ky informacion kontrollohet dhe ndryshohet periodikisht. Gjithsesi, Operatori nuk mund të garantojë saktësinë dhe aktualitetin e të gjithë përmbajtjes në të gjitha rastet. Informacioni i publikuar në Portal është informacion i përgjithshëm për gamën e produkteve, shërbimeve dhe aktiviteteve të Operatorit dhe parashikohet të ketë natyrë të përgjithshme informuese. Për informacionin më të fundit dhe më të plotë për produktet, shërbimet dhe aktivitetet e Operatorit, ju lutemi kontaktoni me linjën informative të Operatorit.
Operatori rezervon të drejtën që, pa njoftim paraprak, të ndryshojë dhe modifikojë informacionin e publikuar.


3. Përgjegjësia e Operatorit për përmbajtjen


Operatori është përgjegjës për përmbajtjen që shfaqet dhe mirëmbahet për përdorim në faqet e internetit në kuadër të Portalit. Operatori nuk është përgjegjës për përmbajtjen e pjesëve të tjera për të cilat Operatori ndërmjetëson përdorimin. Operatori nuk është përgjegjës për përmbajtjen e materialeve të palëve të tjera brenda Portalit nëse përmbajtja e tyre është e panjohur për Operatorin ose nëse nuk është teknikisht e mundur dhe e pranueshme të Operatorin të parandalojë përdorimin e kësaj përmbajtjeje.
Si rrjedhojë Operatori nuk mban përgjegjësi për:


•    përmbajtjen e faqeve të internetit që u përkasin palëve të treta që mund të vizitohen përmes Portalit të Operatorit; 
•    lidhjet me faqet e internetit të palëve të treta të vendosura në Portal;
•    reklamat dhe format e tjera të promocionit të ofruara nga palët e treta përmes Portalit të Operatorit;
•    përmbajtjen e mesazheve të shkëmbyera ndërmjet Përdoruesve të Portalit përmes Portalit.


Operatori ka të drejtë të heqë në çdo kohë çdo pjesë të përmbajtjes së Portalit që nuk përputhet me legjislacionin e Republikës së Shqipërisë apo me moralin e pastër, që rrezikon rendin publik apo që, në lidhje me përmbajtjen, nuk përputhet me interesat e Operatorit. Në mënyrë të veçantë, Operatori ka të drejtën të heqë përmbajtje të pavërtetë dhe mashtruese, përmbajtje që shkel të drejtat dhe interesat e garantuara të palëve të treta, përmbajtje që është kundër dinjitetit njerëzor, diskriminuese në aspektin fetar, besimit, racës apo seksit, apo që nxit dhunën apo çdo lloj sjelljeje tjetër të paligjshme.


Operatori nuk mban përgjegjësi dhe nuk përkrah, përveç rasteve kur përcaktohet shprehimisht, përmbajtje të krijuar apo të publikuar nga palë të treta që përfshihet në Site dhe në Shërbime apo që mund të jetë e lidhur me apo prej Site-it.
Site-i dhe/ose  Shërbimet mund të përdoren nga ju për t’u lidhur me faqe të tjera interneti, burime dhe/ose rrjete në të gjithë botën. Operatori nuk pranon përgjegjësinë për Përmbajtjen, shërbimet apo elementë të tjerë që lidhen me to dhe ju pranoni t’i përmbaheni politikave të këtyre faqeve të internetit, burimeve dhe/ose rrjeteve.
Site-i përmban lidhje me site të tjera interneti, faqe interneti, produkte dhe shërbime që gjithashtu administrohen nga Operatori dhe ju pranoni që përdorimi nga ana juaj i çdo site-i, faqeje interneti dhe shërbimi i nënshtrohet gjithashtu rregullave dhe kushteve, nëse ka, brenda çdo site-i apo faqeje interneti apo që lidhet me çdo produkt apo shërbim. Këto Rregulla dhe Kushte merret e mirëqenë se janë pjesë e çdo përmbledhjeje rregullash dhe kushtesh. Në rast se ka ndonjë konflikt, rregullat dhe kushtet që përmban site-i përkatës apo faqja përkatëse e internetit apo që i bashkëngjiten produkteve apo shërbimeve përkatëse mbizotërojnë ndaj këtyre Rregullave dhe Kushteve.

4. Përdorimi i Portalit nga Përdoruesit


Në përdorimin e këtij Portali, Përdoruesit do t’i përmbahen legjislacionit në fuqi të Republikës së Shqipërisë; Përdoruesit do të veprojnë në përputhje me moralin, rregullat e praktikave të ndershme të biznesit dhe me këto Rregulla; Përdoruesit nuk do të cenojnë emrin dhe të drejtat e Operatorit apo Përdoruesve të tjerë.
Në mënyrë të veçantë, Përdoruesit:


•    nuk do të përdorin të gjithë apo pjesë të Portalit për qëllime të ndryshme nga kërkesat e tyre; në mënyrë të veçantë Përdoruesit nuk do të kopjojnë, shkarkojnë apo përhapin përmbajtjen e faqeve të Portalit përtej shtrirjes së kërkesave të tyre
•    nuk do të ndërhyjnë në përmbajtjen apo në konceptin teknik të faqeve të Portalit pa lejen e Operatorit
•    nuk do të ndërhyjnë në sigurinë e Portalit
•    nuk do të ndërhyjnë në përdorimin e këtij Portali nga Përdorues të tjerë apo të pengojnë Përdorues të tjerë të përdorin Portalin
•    nuk do të përdorin Portalin për të shpërndarë mesazhe të pakërkuara (Spam) apo mesazhe në zinxhir
•    nuk do të dërgojnë në këtë Portal mesazhe të cilat përmbajnë viruse apo çfarëdo programi tjetër të rrezikshëm apo të dëmshëm
•    nuk do të krijojnë mesazhe të rreme për të falsifikuar identitetin e dërguesit dhe nuk do të përpiqen të depërtojnë në llogaritë e Përdoruesve të tjerë
•    nuk do të përpiqen të sigurojnë përdorimin e faqeve të këtij Portali të cilat nuk janë për përdorim publik
•    nuk do të shpërndajnë në faqet e këtij Portali mesazhe apo materiale që shkelin legjislacionin e Republikës së Shqipërisë, moralin, rrezikojnë rendin publik apo përmbajtja e të cilave nuk përputhet me interesat e Operatorit. Në mënyrë të veçantë Përdoruesit nuk do të shpërndajnë mesazhe apo materiale mashtruese apo të pavërteta, materiale që shkelin të drejtat dhe interesat e garantuara të personave të tretë, që nuk respektojnë dinjitetin njerëzor, që kanë përmbajtje diskriminuese në aspektin e fesë, besimit, racës apo seksit, apo që nxisin dhunën apo sjellje të tjera të paligjshme


5. Kostot, futja në faqe.


Futja dhe përdorimi i faqeve të internetit në www.eaglemobile.al është falas.
Gjithsesi, Operatori rezervon të drejtën të ngarkojë me pagesë për futjen në një pjesë ose në të gjithë Site-in në të ardhmen, duke jua bërë të ditur qartë këtë kur hyni në pjesët ku aplikohen pagesa. Disa shërbime mund të jenë me pagesë, ashtu siç bëhet e ditur në Site dhe në rregullat dhe kushtet që e shoqërojnë atë.
Ju duhet të siguroni të gjitha pajisjet e nevojshme për t’u lidhur me Site-in dhe Shërbimet në internet dhe jeni përgjegjës për pagesën e thirrjeve lokale të telefonit sipas tarifave të publikuara nga operatori telefonik përmes të cilit ju bëni thirrjet tuaja lokale apo pagesat e çdo lidhjeje tjetër në Internet të cilave mund t’u nënshtroheni. Nëse pajisjet tuaja nuk përputhen me teknologjinë përkatëse, përfshi edhe kodimin, por jo vetëm, ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni Shërbime të caktuara apo të merrni një informacion të caktuar në Site.


6. Mbrojtja e të dhënave personale


Operatori mund të sigurojë lidhjen në faqet e internetit të www.eaglemobile.al tërësisht ose pjesërisht në varësi të dhënies së disa të dhënave personale të Përdoruesve. Operatori i trajton këto të dhëna në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe i përdor ato vetëm për qëllimin e kërkuar për të përmbushur qëllimin për të cilin janë marrë këto të dhëna personale, gjithsesi Operatori nuk mban përgjegjësi në rast dëmtimi, aksidenti, humbjeje të personave të cilëve u përkasin ato të dhëna. Ju mund të vizitoni www.eaglemobile.com ("Site") pa dhënë asnjë të informacion personal të identifikueshëm për veten.

Operatori përpiqet të mbledhë dhe të përdorë informacionin personal të përdoruesit vetëm me dijeninë dhe pëlqimin e tij/saj/tyre dhe përgjithësisht kur ai/ajo/ata përdorin shërbimet, bëjnë pyetje, regjistrohen për informacion mbi shërbime të tjera ose kur u përgjigjen komunikimeve nga ana jonë (si pyetësorë apo vrojtime).

lloji i informacionit personal që Operatori mund të mbledhë mund të përfshijë, për shembull, emrin dhe adresën postare të përdoruesit, datën e lindjes, gjininë, numrat e telefonit dhe të faksit, adresën e postës elektronike, shijet dhe informacione të tjera të mbledhura përmes regjistrimit apo përmes vrojtimeve. Nëse përdoruesit vendosin të na ofrojnë informacion personal, ai do të përdoret në mbështetje të qëllimit të deklaruar në kohën kur është marrë dhe do t’i nënshtrohet preferencave të shprehura nga përdoruesit.

Përdoruesit vihen në dijeni që duke u ofruar të dhënat Operatorit, ata japin pëlqimin për përpunimin e të dhënave të tyre në përputhje me këto Rregulla dhe Kushte.

Operatori deklaron dhe Përdoruesit pranojnë edhe që ata janë në dijeni se komunikimet përmes internetit, si e-mail/webmail, nuk janë të sigurta përveç rasteve kur janë koduar. Komunikimet e përdoruesve mund të qarkullojnë në një sërë shtetesh përpara se të dërgohen – kjo është natyra e Internetit/Intranetit. Eagle Mobile nuk mund të pranojnë përgjegjësinë për kontaktin e paautorizuar apo humbjen e informacionit personal që është përtej kontrollit tonë.

Eagle Mobile rezervon të drejtën të ndryshojë apo modifikojë këtë politikë të të dhënave personale në çdo kohë dhe në vijim të ndryshimeve në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave dhe privatësisë.


7. Dëmshpërblimi nga ju


Përmes këtyre rregullave ju pranoni të dëmshpërbleni në masë të plotë dhe të cilësoni Operatorin të pafajshëm për çdo pretendim të ngritur nga palë të treta që lind nga përdorimi i Site-it dhe Shërbimeve apo nga ofrimi i Përmbajtjes për Operatorin nga ju dhe në lidhje me të gjitha humbjet, kostot, veprimet, procedurat, pretendimet, dëmtimet, shpenzimet (përfshi edhe kostot dhe shpenzimet ligjore të arsyeshme) apo përgjegjësitë, të pësuara apo përjetuara në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë nga Operatori si pasojë e përdorimit të Site-it dhe Shërbimeve apo ofrimit të Përmbajtjes apo shkeljes ose moszbatimit të këtyre Rregullave dhe Kushteve.


8. Dispozita përmbyllëse


Rregullat e përdorimit të Portalit hyjnë në fuqi në datën e publikimit të tyre. Çasti i publikimit do të jetë çasti kur Rregullat shfaqen në fundin e faqeve të internetit të Operatorit që mund të arrihen nga Portali.


Vetëm Operatori ka të drejtën të ndryshojë këto Rregulla. Operatori ka të drejtën të ndryshojë Rregullat në çdo kohë. Operatori do të njoftojë për çdo ndryshim rregullave përmes një lajmërimi në faqet e internetit të Portalit. Përdoruesit shprehin pëlqimin e tyre për shprehjen e re të Rregullave duke vazhduar të përdorin Portalin.
Në rast mospërputhjesh ndërmjet varianteve në Shqip dhe në Anglisht të çfarëdo informacioni në faqet e internetit të Portalit, varianti në Shqip do të jetë përfundimtar.


Data e publikimit:  14/08/2009


Eagle Mobile sh.a


 

Copyright © 2009 Eagle Mobile. All rights reserved. Termat dhe Kushtet